Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas tollovisë së krijuar te salla ‘1 Tetori’ ku shumë qytetarë kryesisht të moshuar presin për marrjen e vaksinës anti-Covid. Haradinaj ka thënë se këto pamje prekin ndërgjegjen e secilit, ndërsa i ka bërë thirrje Qeverisë që të reflektojë dhe mos t’i trajtojë kështu qytetarët. “Këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim. Këto pamje prekin ndërgjegjen e secilit. Ju lutem mos i trajtoni kështu qytetarët e Kosovës! Reflektoni!”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …