Kandidati për kryeministër i koalicionit fitues në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se tashmë ky koalicion ka siguruar votat e mjaftueshme për krijimin e institucioneve të reja. Punë të kryer e sheh krijimin e institucioneve të reja kandidati për Kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj. Votat e nevojshme sipas tij tashmë ekzistojnë dhe se ai do të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës. Ai mezi po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nga na e KQZ-së duke premtuar se në afat rekord do të formohen Kuvendi dhe Qeveria. “Vota për Qeverinë ekziston. Ndoshta ajo që mund të bëjmë më tutje është që të sigurojmë një përkrahje më të gjerë, një koalicion sa më solid se për votë për formimin e Qeverisë e kemi këtu, tha Haradinaj për RTK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …