Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ekrem Rexhën, në 21 vjetorit të vdekjes së tij. Ai tha se komandant Drini u bë pjesë e historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të cilën e dëshmoi veten si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar. “Njëzetenjë vjet pa Ekrem Rexhën! Komandant Drini, u bë pjesë e historisë së lavdishme të UÇK-së, në të cilën u dëshmua si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar. Njeri i afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …