Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, konfirmoi kandidaturën e parë për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka bërë të ditur se ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj do të jetë një nga kandidatët e partisë së tij që do të garojë për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Shqiptarët në ish-Jugosllavi trajtoheshin si popull dytësor. Shumë familje shqiptare u ngritën kundër Jugosllavisë së atëhershme për ndarje nga ajo e për bashkim me Shqipërinë. Ndër ato familje që bënë shumë për çështjen kombëtare ishte edhe familja patriotike e atdhetare Selmanaj, pra të gjithë nga kjo familje duke kundërshtuar shtypjen e shqiptarëve u përballën me përndjekjet gjyqësore e politike të asaj kohe si separatistë që po e luftojnë Jugosllavinë. Angazhimi i tij për zgjedhjet e ardhshme na gëzon dhe do të jetë shtytje e madhe në misionin tonë për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar, ka shkrua me këtë rast, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …