Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie ka deklaruar se Albin Kurti dhe Qeveria që ai drejton është duke shkuar në një rrugë e cila e rrezikon ekzistencën e Kosovës”. Duke e parë këtë drejtim, kemi iniciuar mocion mosbesimi për qeverinë Kurti, si mundësi brenda demokracisë tonë. Tani diskutuam edhe forma dhe veprime të tjera potenciale për tu përballur me Qeverinë Kurti dhe me rreziqet që po ia shkakton vendit. Njëkohësisht vendosëm edhe krijimin e disa strukturave për tu përballur me atë qe po vjen dhe situatat rajonale. Haradinaj tha se është diskutuar si opsion edhe krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar, me të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje. Ai mendon kjo mundësi do ta kthente Kosovën në normalitet në agjendën euroatlantike. Është e pakuptimtë të sillemi normal në parlament. Kohë më përpara kemi thënë se nuk është kohë e zakonshme, nuk është situatë e zakonshme, nuk mund të sillemi zakonshëm. Do të bashkëpunojmë me opozitën për qëndrimet tona në parlament, do të jemi bashkë, nuk do të ndahemi nga partitë tjera në një bojkot në parlament, por njëkohësisht në mundësinë e protestave dhe zhvillimeve tjera, ne kemi krijuar strukturat tona të brendshme për t’i përgjigjur situatave dhe rrethanave që vijnë”, tha Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …