Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se skenari i regjimit prorus në Serbi për destabilizimin e Kosovës po hyn në fazë kritike, duke shtuar se gjendja në veri mund të përshkallëzojë dhe të dalë jashtë kontrollit. Ai ka përmendur mbylljen edhe të pikave të tjera kufitare, sulmet ndaj qytetarëve, gazetarëve, policisë, EULEX-it e KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi, kanë marrë përmasa shqetësuese. Haradinaj thotë se Kosova duhet të mobilizojë potencialin politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë, derisa i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të sillet në përputhje me situatën e krijuar. Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh. I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …