Kosova ka dëshmuar gjithnjë qasje properëndimore dhe konstruktive, ajo vazhdimësi ka dëshmuar se është pro vlerave perëndimore dhe euroatlantike dhe gjithnjë konstruktive në qasjen e saj për të arritur një marrëveshje përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë, ka shkruar në një postim të tij, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Serbia nga ana tjetër në vazhdimësi ka sabotuar përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje midis dy vendeve duke synuar ta rikthejë kohën e konflktit. Nuk ka asnjë dyshim se këtë kurs po e ndjek edhe sot. Kosova duhet të vazhdojë me perspektivën e sak euroatlantike. Kosova në një situatë të tillë, pa e pasur nevojën të dëshmojë sa e keqe është Serbia, duhet ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t’i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë Planin Franko-Gjerman. Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, por të vazhdojë perspektivën e saj që është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE”, shkroi Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve
Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …