leoni

Ramush Haradinaj: Kosova e 17 shkurtit është sot fakt i pakthyeshëm, falë të gjithë atyre që na qëndruan në krah

Ramush Haradinaj: Kosova e 17 shkurtit është sot fakt i pakthyeshëm, falë të gjithë atyre që na qëndruan në krah

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se Dushkaja e Gjakovës siç hyri në rresht për çlirimin e vendit dikur, sot është rreshtuar me konceptin 100% shtet, si konfirmim i vendimeve të mëdha. “Kosova e 17 shkurtit është sot fakt i pakthyeshëm, falë të gjithë atyre që na qëndruan në krah, si kur krijuam ushtrinë tonë, ashtu edhe kur dëshmuam se jemi shtëpi në vete dhe pragu i saj, kufiri, është i paprekshëm”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se faza e dytë e vendimeve të mëdha, është realizimi i zotimeve të tyre që fuqizojnë ekonominë e vendit. “Gjakova do të prijë në dinamikën e zhvillimit, me Zonën Ekonomike Amerikane, e cila do t’i aktivizojë të gjitha resurset tona, përfshirë aftësimin e aeroportit të qytetit, për transport të mallërave, që bën të mundur operimin e kompanive amerikane në këtë zonë. Vota e fuqishme për njerëzit e shtëpisë, e bënë Gjakovën aksionare të konceptit 100% Kosovë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …