Ramush Haradinaj: Kosova është në prag të një ndryshimi të madh, që do të jetë i dobishëm për të gjithë qytetarët

 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të partisë në Rahovec. Ai theksoi mbështetjen e madhe që Aleanca ka gjetur në këtë qytet, e cila ka rezultuar në qeverisje që ka përmirësuar ndjeshëm jetën e qytetarëve. Në mes këtij populli bujar e punëtor, Aleanca natyrshëm gjeti një mbështetje masive, që u kthye në një qeverisje e cila ndryshoi për të mirë Rahovecin, ngriti mirëqenien e qytetarëve dhe i dha shtysë të fortë zhvillimit ekonomik. Ramush  Haradinaj u shpreh se Kosova është në prag të një ndryshimi të madh që do të prekë të gjithë qytetarët, duke  përfshirë punëtorët, pensionistët dhe kategoritë e lirisë. Koalicioni i udhëhequr nga AAK do të prezantohet para qytetarëve me një vizion të qartë për ndryshim, zhvillim ekonomik dhe për një Kosovë të fortë e të sigurt, pjesë të NATO-s dhe të rreshtuar me Amerikën dhe botën demokratike, ka saktësuar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …