Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar mos shfrytëzimin e thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike. Ai ka shkruar se Kosova është shtet që flenë mbi thëngjill por që nuk ka energji. “Kosova në dritë – mafia energjetike në burg. Kosova sot flen në thëngjill e s’ka energji. Është vendi me ajrin më të ndotur, ku tregtinë e mallit më të kërkuar – energjisë, e bëjnë tuxharët e mafisë energjetike. E kemi dhënë fjalën që Kosovën ta shndërrojmë në superfuqi energjetike me kapacitet prej 1500 MË, dhe do ta mbajmë” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka shkruar më tutje se së bashku me partnerët e koalicionit janë zotuar se do ta bëjnë Kosovën shtet me superfuqi energjetike.
Kontrolloni gjithashtu
Rritje e jashtëzakonshme e shumës se parave që qytetarët kanë mbitërhequr nga bankat
Duke komentuar mbitërheqjet bankare ( overdraft ) të qytetarëve nga bankat, njohësit e fushës së …