Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerëson se Kosova nuk duhet të krijojë mosbesim me Gjykatën Speciale në Hagë, por të tregojë se është pro të vërtetës dhe drejtësisë.Kosova duhet të mos e thellojë mosbesimin me gjykatën, strategjia ime do të ishte një tjetër që të krijohet një marrëdhënie e besueshme me gjykatën dhe që ta dëshmojmë tek gjykata se ne në Kosovë e dëshirojmë të vërtetën dhe drejtësinë. Ai foli edhe për procesin gjyqësor që ka filluar në gjykimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Besoj që Prokuroria e ka bërë maksimumin e vet për të mbledhur prova. Nëse është e vërtetë që shumë prova vijnë prej Serbisë atëherë ky është avantazh për palën mbrojtëse për shkak se gjykata e ka lirinë të vlerësojë se a janë prova të besueshme apo ka ndodh diçka me to ndër vite. Tani e gjithë vëmendja dhe puna duhet të fokusohet tek shpjegimet e duhura tek të gjitha palët. Në rastin tim ka pasur dëshmi e dëshmitarë nga Serbia dhe institucione të Serbisë. Duke qenë në konflikt kuptohet se provat vijnë nga një palë armike që vjen për të dëmtuar edhe në gjykatë, tha mes tjerash, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …