Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kosova po hyn në krizë të thellë sociale dhe qytetarët kanë filluar të përballen me mbijetesë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po hyn në krizë të thellë sociale e që qytetarët kanë filluar të përballen me mbijetesë. Ai thotë se rritja enorme e çmimeve ka goditur çdo shtresë të popullsisë. Qeveria e Kosovës, i ka lënë në pozitë të vështirë kategoritë të cilat kanë bartur barrën kryesore të përballjes me pandeminë, si pasojë e së cilës edhe ekonomia edhe bizneset kanë përjetuar goditje të rëndë. Për krejt këto arsye, sot jam me punëtorët shëndetësorë që protestojnë për të drejtat e tyre. Qeveria duhet të kthjellohet urgjentisht dhe të konsiderojë të gjitha masat e nevojshme që e lehtësojnë përballimin e kësaj situate të rëndë. Kërkesa jonë urgjente është që Ligji i Pagave të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, si dhe përpilimi i buxhetit të ri të jetë në përputhje të plotë me nevojat imediate lidhur me situatën e rëndë ekonomike e sociale në vend, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …