Ramush Haradinaj: Kosova po kalon nëpër një situatë të rrezikshme, tani kërkohen hapa konkretë, për ta tejkaluar situatën e rëndë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të ciklit të diskutimeve me kategoritë e ndryshme shoqërore, në Kuvendin e Kosovës,  është cituar të ketë deklaruar  se vendi ynë  po kalon nëpër një situatë të rrezikshme ku kërkohen hapa konkret për ta tejkaluar. Haradinaj tha se po kalojmë në një situatë të rrezikshme, andaj edhe kërkohen hapa të guximshëm dhe veprime konkret. Ai ka shtuar se si subjekt politik e çmojnë rolin e mediave dhe të shoqërisë civile. Gjatë një diskutimi shumë transparent, konstatuam edhe njëherë që gjendja në vend që nga shpallja e pavarësisë nuk ka qenë më keqe se sa kjo tani. Ne në Aleancë e çmojmë rolin e mediave dhe të shoqërisë civile për sensibilizimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë”, ka saltësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …