Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është cituar të ketë deklaruar se Kosova synon të kthehet në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale përmes angazhimit aktiv si anëtare e NATO-së. Duke folur në 25-vjetorin e hyrjes së Çekisë në NATO. në ekspozitën fotografike të organizuar nga Ambasada çeke në Kosovë, ka saktësuar se Çekia bashkë me Poloninë dhe Hungarinë u bënë vendet e para nga ish Pakti i Varshavës që u bashkuan me NATO-n. Kjo ngjarje ndryshoi rrjedhën e historisë, si për Çekinë ashtu edhe për NATO-n. 12 ditë pas anëtarësimit, këto shtete i’u bashkuan shteteve demokratike në krye me Amerikën në fushatën 78 ditore të bombardimeve mbi caqet serbe për t’i dhënë fund regjimit kriminal të Millosheviqit. Sot pata nderin t’i bashkohem ambasadorit Çek, Bogumil Mazanek ne ceremoninë e hapjes së ekspozitës fotografike “Njëzet e pesë vitet e Republikës Çeke në NATO”. Haradinaj ka shtuar se ne në Kosovë synojmë që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, si anëtar krah për krah me ushtritë e shteteve të NATO-s udhëhequr nga Amerika.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …