leoni

Haradinaj

Ramush Haradinaj, kritikoi kryeministrin Kurti, i cili ka thënë se e ka mbyllur vrimën në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë se kanë mbyllur vrimën në veri pas inkasimit të rrymës atje. Haradianj ka thënë se tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe. “Tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe e shkaktuar në buxhetin e Kosovës dhe vetëm atë mund ta quajë historike Albin Kurti, dhe jo për të mirë. “Implementimi i Marrëveshjes për Energji e vitit 2013 nuk është vrimë e mbyllur nga Kurti. Gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt. Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka thënë se “në këtë vit për herë të parë filloi edhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit dhe inkasimi. Më në fund vrima nga kur rridhte pa masë paraja jonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”. ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, test për LDK-në dhe përpjekje për të dobësuar NISMËN

Opinionisti Albert Krasniqi ka komentuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me …