Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për politikat e tij në veri të Kosovës, duke theksuar se veprimet e tij të njëanshme dhe mungesa e koordinimit me aleatët ndërkombëtarë kanë dobësuar pozicionin e Kosovës. Ai e akuzoi Kurtin për ndjekjen e politikave të “shou-bizit”, të cilat, kanë fuqizuar Serbinë dhe kanë dobësuar marrëdhëniet strategjike të Kosovës me aleatët e saj. Veprimet e Kurtit kanë inkurajuar presidentin serb, Vuçiq të ndërmarrë veprime kërcënuese, në Banjskë. Ramush Haradinaj, ka akuzuar Vetëvendosjen për bashkëpunim me kryekriminelin serb, Milan Radojçiq, duke përmendur bisedat e kryetares së Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, me Radojçiqin. Ai rikujtoi se gjatë kohës kur ishte kryeministër, Radojçiq u largua nga Kosova dhe nuk guxonte të vepronte në veri të vendit. Radojçiq ndërtoi vilën e tij dhe zhvilloi biseda me zonjën Lila për vota, konkretisht për të mos përfshirë veteranët e UÇK-së në pagën minimale. Janë po ata që kanë votuar bashkë me Listën Serbe kundër veteranëve në parlament dhe tani pretendojnë se kanë çliruar veriun, ka saktësuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …