leoni

Ramush Haradinaj kritikon Albin Kurtin për injorimin e shpërfilljen e Prokurorisë Speciale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mospjesëmarrjen e tij në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor, ku ishte ftuar të dëshmonte për rastin e rezervave shtetërore. Haradinaj e cilësoi këtë veprim si “të paprecedentë dhe të pafalshëm”, duke e akuzuar Kurtin për mbrojtje të korrupsionit dhe për krijimin e një ambienti të mbrojtur për të korruptuarit. Mendoj që sjellja e Kurtit është e paprecedentë dhe e pafalshme. Ai ka sulmuar organet e rendit dhe drejtësisë, duke mbrojtur të korruptuarit. Edhe akti i mosparaqitjes së tij në prokurori dëshmon se ai nuk është me ligjin, por me korrupsionin dhe hajnit, deklaroi Haradinaj. “Unë e kam akuzuar Kurtin për krijimin e një ambienti të sigurt për korrupsion dhe për lidhjet e tij të ngushta me njerëzit e korruptuar,” nënvizoi Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …