Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kryeministri Albin Kurti po përpiqet ta fsheh turpin që e ka bërë gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se projekti  i statuti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk është i mirë dhe se si i tillë  duhet të marrë trajtim serioz nga Gjykata Kushtetuese. Haradinaj konsideron se kryeministri Albin Kurti po përpiqet ta fsheh turpin që e  ka bërë gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare. Asociacioni është pranuar nga krerët e shtetit me letrën e dërguar në Këshillin e Evropës. Ndoshta ka folur për Albinin se ai po ia imponon se ai e ka pranuar edhe siç e dimë e ka pranuar krejt sistemi politik i Kosovës atë edhe i shkruan Këshillit të Evropës. Pak a shumë kjo nuk është serioze sjellja e tij, Është e vërtetë që ky draft nuk është i mirë, dhe kërkon trajtim serioz nga Gjykata Kushtetuese. Jemi në zgjedhje dhe Kurti  që ta fsheh marren edhe ato që i kanë bërë, gabimet që i kanë bërë që e kanë udhëhequr dialogun. I kanë lutur për shumë kohë Amerika pikërisht Konjufcën, Kurtin e këtë që të japin një propozim nuk e kanë dhënë, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …