leoni

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Ramush Haradinaj, kryengritës shqiptar, Robin Hudi kryengritës anglez, Albin Kurti, ‘politikan mafioz shqiptar’, Alfonso, Al Capone, mafioz italian

Ramush Haradinaj, kryengritës  shqiptar, Robin Hudi kryengritës  anglez, Albin Kurti, ‘politikan mafioz  shqiptar’,  Alfonso, Al Capone, mafioz italian

Rastësitë, koincidencat, vëmendësimet, spekulimet, sensacionet, janë pjesë e mendimit, qasjes e vlerësimit të çdo njeriu në punën dhe angazhimin e tij, jo vetëm  profesional. Koincidencat, disa herë nuk janë vetëm rastësi për analiza e studime, mbase edhe për spekulime, mirëpo  kanë aq shumë ngjashmëri në fenomenologjinë fizike e shpirtërore të njeriut, aq   sa të   bëjnë të mendosh dhe të analizosh shumë të dhëna kauzale, të cilat fokusohen në një realitet të caktuar, në sinkroni e diakroni, ose në kohë dhe hapësirë të ndryshme, por jo gjithsesi mistike, jo gjithsesi sensacionale, por shpeshherë realiste.

Për të vënë në pah çka ka bërë Ramush Haradinaj, me tërë familjen e ngushtë e të gjerë për kombin e atdheun dhe çfarë ka bërë, Albin Kurti, me të vetët, për Ramushin duhet të shkruhet, jo vetëm  një libër voluminoz, ndërsa unë do të përpiqem, që kësaj radhe,  të vë në spikamë vetëm disa nga të  dhënat kryesore, për të parë dhe për t’ u bindur se cila është merita dhe pesha e këtyre dy personaliteteve që përfaqësojnë, dy kahe për shumëçka të kundërta  të politikës aktuale, veçmas në Kosovë dhe te shqiptarët përgjithësisht.

Çka mund të ketë të përbashkët Ramush Haradinaj, shqiptar i kohës sonë me  Robin Hudin anglez të para 800 e më shumë viteve, përveç nistoreve identike të emrave dhe mbiemrave RH-RH, apo nistoreve Albin Kurti Alfonso Capone ‘Al.Capone’ për mendimin tim, mafioz politik i kohës sonë AK-AK.

Ky fenomen më përkujton filozofin e madh, idealist, gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, i cili në në veprën madhore “Fenomenologjia e shpirtit” në kapitullin, “Perënditë dhe njerëzit”, ndër të tjera ka shënuar: “Forcat e përgjithshme disponojnë në vetvete shenjën e individualitetit, e cila është e lidhur me principin e veprimit. Nga kjo del se vepra e tyre manifestohet si veprim i lirë, i cili përgjithësisht rrjedhë prej tyre. Kështu kanë vepruar perënditë, kështu veprojnë edhe njerëzit*.( Hegel Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.)

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Digresion I

 

Robin Hudi ishte një kryengritës heroik, legjendar i shekullit 13-të i përshkruar fillimisht në folklorin anglez dhe më pas i paraqitur në letërsi, teatër dhe kinema. Ai rrëmbente mallra  nga të pasurit dhe ua jepte të varfërve. Sipas legjendës, ai ishte një harkëtar dhe shpatar, kalorës  shumë i aftë. Në disa versione të legjendës, ai përshkruhet, me origjinë fisnike, dhe në ritregimet moderne ndonjëherë ai përshkruhet se ka luftuar në Kryqëzatat përpara se të kthehej, në Angli, për të gjetur tokat e tij të uzurpuara  nga guvernatori. Në versionet më të vjetra të njohura,  Robin Hudi është në vend  një anëtar i klasës yeoman. Ai është përshkruar tradicionalisht i veshur me Lincoln green. Në traditën  popullore, angleze sinonimi,  “Robin Hood” përdoret shpesh për të përshkruar një kryengritës  hero, kundër tiranisë,  cituar në disa dokumente të “Oborrit Assise” të Yorkshire që datojnë në vitin 1225.

 

Analogji sensacionale

 

Ramush Haradinaj,  me origjinë  vjen nga mesi i vegjëlisë tradicionale shqiptare, një luftëtar  i lirisë me rrënjë familjare, denbabaden qëndrestare prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e me radhë, në të gjitha lëvizjet e kryengritjet e kohës, një protagonist ndër më të njohurit  për merita, guxim, trimëri, sakrificë, vetëmohim, shtet-ndërtim, mbi të gjitha  dhe politikan që e ka nxjerrë në sipërfaqe lufta e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, duke qenë se ishte pjesa e saj më vitale,  më qëndrestare e më sakrifikuese e saj.

 Ai është luftëtar, epror, veteran dhe invalid, komandant e politikan, çlirimtar e liri-bërës, mbrojtës i UÇK-së, në Hagë, personalitet ndër më meritorët  e kombit.

Thjeshtësia dhe sinqeriteti i Ramush Haradinajt, burrëria, trimëria në luftë dhe në paqe, vizioni realist pa modifikime e ekuivokë, besa, nderi dhe krenaria e ligjshme, janë antipodi i politikanit të improvizuar, sikur është Albin Kurti,  i cili lavdërohet dhe e vë në qiell meritën e demonstratës së tetorit të vitit 1997, meqë nuk asgjë tjetër me të cilën do të  krenohet, përveç edhe me sulmet e dhunshme me tym e zjarr brenda dhe jashtë institucioneve të shtetit të Kosovës, për të cilat ende mendon se kanë qenë merita dhe lavdërohet se ka mbajtur edhe burg, për sulmet brenda dhe jashtë Kuvendit.

Digresion II

Al Capone, Alfonso  Kapone 17 janar 1899 – 25 janar 1947,  ishte mafioz dhe biznesmen amerikan, me origjinë italiane,  i cili arriti famë të keqe gjatë epokës së Ndalimit-prohibicionist. Mbretërimi i tij shtatë vjeçar ishte i paligjshëm. Në të njëzetat e hershme, ai u transferua në Çikago dhe u bë një truprojë dhe i besuar i Johnny Torrios, kreu i një sindikate kriminale që furnizonte në mënyrë të paligjshme alkoolin – pararendësin e Outfit-it dhe ishte mbrojtur politikisht përmes Unione Siciliana. Al  Capone zgjeroi biznesin e kontrabandimit të pijeve alkoolike përmes mjeteve gjithnjë e më të dhunshme, por marrëdhëniet e tij reciprokisht fitimprurëse me kryetarin William Hale Thompson dhe policinë e qytetit nënkuptonin se ai dukej i sigurt nga zbatimi i ligjit.

 

Analogji me përmbajtje makiaveliste

 

Në dukje të parë, krahasimi i Albin Kurtit me Al Kaponën, duket skandaloz, me asnjë përgjasim, veç nistoreve të emrave e mbiemrave, por po të baraspeshojmë dëmet dhe skandalet e Albinit për vendin tonë, janë më të mëdha sesa ato të Al Capones, për vendin e tij.

Albin Kurti, me egon e tij ekstravagante, përgjithësisht arrogante,  me qëllim  për t’u treguar politikan origjinal, duke mohuar tërë punën, mundin dhe të arriturat paraprake të qeverive dhe të shtetit të Kosovës në 22 vitet e pas luftës, madje duke mos denjuar t’ ua përmend as emrat çlirimtarëve e liri-bërësve, që po gjykohen në Hagë,  ka bërë dhe po bën  përpjekje që në politikën e tij autokratike, të vë vulën e vet albiniste, kultin e politikanit të gjithëdijshëm, sikur pretendon të paraqitet, madje duke rrezikuar skajshëm sigurinë dhe interesat e vendit. Anashkalimi e nganjëherë edhe shpërfillja e papërgjegjshme e  aleatëve, injorimi i politikës zyrtare  të Shqipërisë, përçarja që ka shkaktuar në mesin e shqiptarëve  të Maqedonisë së Veriut, degdisjen dhe  përçarjen e shqiptarëve të tri komunave të Kosovës Lindore, injorimi me cinizëm i opozitës, janë vetëm disa nga prioritetet e tij të mendësisë një dimensionale, të egos së tij të sëmurë  të super-njeriut, mbinjeriut jo niçean, por origjinal,  albinian. Në këtë segment, Albini është politikan mafioz,  i cili erdhi në pushtet me dhunë paraprake disavjeçare kundër institucioneve të Kosovës  dhe me kauzën e bashkimit kombëtar, me betim se nuk do të bisedojë me Serbinë, se kurrë nuk do ta lejojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe,  e sa e sa premtime  paushalle dhe flakjen e të gjithave, sapo e mori pushtetin. Albinit, nuk i mungon arroganca, kreshpërimi, megalomania, snobizmi, vetëlavdërimi, egocentrizmi, mediokriteti, urrejtja, inati aziatik i shqiptarit lindor, xhelozia e sëmurë e noprani të tjera.

Albini, i cili politikanët shqiptar i quante 0ligarkë të korruptuar e  makiavelistë, sapo e mori pushtetin,  u bë politikani më agresiv  e makiavelist sesa  personazhi politik  i Makiavelit në observimet  studimore për politikanët e kohës së tij.

 

 

Doktrina makiaveliste, në rastin tonë, albiniste

Problemi për Makiavelin ishte të dijë se çfarë është e dobishme për shkencën politike dhe çfarë duhet bërë për të ruajtur pushtetin. Po kështu, ai në fillim priret drejt Republikës, pastaj  drejt Monarkisë. Për të, kjo është dytësore, pasi konceptimi i tij për historinë ishte ciklik dhe qeveritë gjithmonë degjeneruan: nga monarkia në tirani, duke çuar në oligarki dhe aristokraci, të cilat, nga ana e tyre, na sollën në një demokraci që, në fund të fundit, do të ishte zgjidhje me një gisht. Kjo shpjegohet (dhe përsëritet) sepse qeniet njerëzore kanë një esencë universale: ajo është dëshira e tyre për pushtet dhe afërsia me të cilën inkurajohen pronarët e pasardhësit e tyre, nga e cila qeveria degjeneron.

Esenca e filozofisë makiavelistë është “qëllimet justifikojnë mjetet”, ose më mirë, për të arritur një objektiv,  ia vlen të përdoret çdo metodë. Në këtë segment Albin Kurti është treguar shumë më tepër sesa makiavelistët më të zellshëm të kohës sonë, kudo ku janë, sundimtarët tiranë e diktatorë të kohës sonë.

Super makiavelizmi i lindorit shqiptar në Vetëvendosje dhe në Qeverinë-Kurti

 

Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet. Shet babë e nënë, besën e nderin e trupin e vet; vetëm e për vetëm që t’i shkojë kungulli mbi ujë. Ky  konstatim i filozofit, Kristë Maloku për lindorin shqiptar  tejkalon shprehjen “qëllimet justifikojnë mjetet” të Makiavelit.

Kjo është prejardhja titiste e rankoviçiste që është lidhur si mishi me thoin me Kurtin e Vetëvendosjen. A ka turp  më të madh sesa të poshtërosh luftën çlirimtare, gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës,  dhe të thuash ‘ma mirë u kanë me pas ble mercenarë e me shliru venin sesa me pagu pare për kta, që po u thonë veterana. Dhe ky njeri, me emrin Hekuran, por i leshtë, jo hekur, por deledash,  me bindje të tilla nuk është veç një arrogant E PISHPIRIK më shumë nga mesi i pishpirikëve të vetëvendosjes, por ministër i Financave i Qeverisë-Kurti.

 

Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vetes këto të mira ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë…

Përfundimi

 

Albin kurti, politikan mashtrues, arrogant e përçarës

Arroganca dhe mendjemadhësia delirante e Albin Kurtit shkon deri atje ku e prezanton veten krejt hapur, mbi ligjin, mbi shtetin dhe mbi të gjitha institucionet, duke iu përmbajtur marrëzisht motos krahasuese-imagjinare të shprehjes, paradoksale; ‘Shkon Kodra te Muhamedi, e jo  ai te Kodra’, konkretisht, shkon Prokuroria te Albin-kryeministri e jo ai në Prokurori. Kjo mendje madhësi e kompleksuar  në qenien e tij,   tregon më së miri egon e sëmurë për pushtet absolut, si të Luigjit të Madh, i njohur për thënien ‘Shteti Jam Unë;,  madje disa herë në diskursin dhe paraqitjen para publike duke parafrazuar   edhe Cezarin dhe pushtetin e tij absolut, duke lënë të kuptohet se qenka një Cezar i kohës sonë.

Gjithsecili njeri  është i  detyruar t i shërbejë Atdheut të tij, pa shpërblim, po nuk është për t’ u qortuar ai i cili i shërben atdheut edhe shpërblehet. Por nuk  ka gjë më të poshtër sesa ta vësh atdheun në rrezik për interesa personale.

 

Ramush Haradinaj, atdhetar çlirimtar, luftëtar idealist

Ramushi është burrë me besë e urti,  i maturuar   sipas traditës dokesore shqiptare.

Besnik, si Konstandini i legjendave shqiptare.

Çlirimtar, si Salaudin Ejubiu, çlirimtari i Jerusalemit, në historinë e kryqëzatave.

Luftëtar kryengritës, si Robin Hudi i Anglisë mesjetare.

Luftëtar Skënderbegas, sipas kutit të historisë sonë kombëtare.

Trim si Qun Mula e Isa Boletini.

Familjar i respektuar, i ndershëm dhe i përgjegjshëm.

Përkrahës me dinjitet i Komandantit legjendar, Adem Jashari, i jasharëve dhe i familjeve të dëshmorëve, martirëve dhe heronjve.

Politikan i mbëltuar nga ADN-ja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Personalitet tolerant, unifikues, serioz,  mik i përjetshëm i Amerikës dhe partnerëve besnikë nga radhët e ndërkombëtarëve.

Cili kandidat për kryeministër të ardhshëm të vendit i ka këto virtyte, vlera kombëtare, politike dhe shoqërore. Vlera e cilësi të tjera edhe mund të kenë, por si këto, assesi.

 

Asnjë vlerë të tillë nuk e ka Albin Kurti, ndërsa  shërbehet me gënjeshtra, arrogancë, prepotencë, përçarje, super-egoizëm,  kauza të rreme, armiqësi me miqtë, afri me armiqtë, sikur me grekët, zjarr-vënës i institucioneve e përplot vese të tjera të liga dhe egoiste.  

 

 

Ramush Haradinaj, atdhetari çlirimtar, luftëtari idealist  nuk do të kishte qenë, as nuk do të ishte komplet, krejtësisht, ky që është tani,  pa të mos e kishte pasur baba, Hilmi Haradinajn, pa të mos e kishte lindur nënë Rukija, po të mos i kishte vëllezër, Luanin, Shkëlzenin, Enverin, Dautin, Frashërin dhe Vetonin, pa të mos i kishte pasur të afërme, Aze Brahimajn, e Lahi Brahimajn,  Smajl e Nasim Haradinajn, Himë Haradinajn, dhe pothuajse tërë banorët e Gllogjanit, heroik e historik, më vonë të krejt rajonit të Deçanit, Dukagjinit e më gjerë.

Me këtë kapital atdhetarësh, të bërthamës familjare  e mijëra luftëtarë e luftëtare të lirisë, qindra eprorë e eprore,  Ramush Haradinaj, i bëri bashkë, mori pjesë aktive në luftë kundër forcave serbe derë në qershor të vitit 1999. Ai e begatoi tërë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u ngritur në shkallën e ‘heroit të gjallë’.

Cili është Albin Kurti në këtë segmant  krahasimesh dhe a mund të bëhet fare fjalë në këtë drejtim, natyrisht se, këtë e dinë të gjithë, më së miri  e di vet Albini… Albin Kurti,  megjithatë lavdërohet dhe e vë në qiell meritën e demonstratës së 1 tetorit të vitit 1997, meqë nuk asgjë tjetër me të cilën do të  krenohet, as në familje as në rrethin shoqëror,  përveç edhe me sulmet e dhunshme me tym e zjarr brenda dhe jashtë institucioneve të shtetit të Kosovës, për të cilat ende mendon se kanë qenë merita, madje dhe lavdërohet se ka mbajtur edhe burg, për sulmet brenda dhe jashtë Kuvendit.

Meritat e veta, kush më shumë e kush më pak i kanë edhe disa kandidatë për postin e kryeministrit, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 si, Bedri Hamza  e Lumir Abdixhiku, por vlerat e përgjithshme, kapitalin luftarak, atdhetar e politik,  në nivelin lapidar të Ramush Haradinajt, nuk  i ka pasur ndonjëherë, asnjë kryeministër i Kosovës dhe asnjë kryeministër apo kryetar shqiptar, në 30 vitet e fundit, të historisë sonë më të re.

Këtu, në këtë vështrim studimor, dokumentar, faktofrafik,   i kemi shpalosur vetëm pak nga faktet, shkencore, historike, shoqërore e politike,  të cilat janë  si arrat e forta, që nuk i thyen dot më dhëmbë,  sepse ato i thyejnë dhëmbët…

Urdhëroni, kontestoni me fakte e të  dhëna, këto dëshmi, observime, studime, perceptime, analiza, vështrime…

 

Ahmet Qeriqi

Dhjetor 2024

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Makfire Beqiri Asllani: RKL ka qenë dhe mbeti shtylla e fjalës së pathyeshme

Stafit të radios , drejtorit, urime ditëlindja e Radio Kosova e Lire Në këtë përvjetor …