Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se kryetari, Hashim Thaçi nuk e ka besimin e tij për të përfaqësuar Kosovën në dialog dhe për të hapur tema për korrigjim të kufijve. “Janë dy etapa, njëra është dhënia e besimit te presidenti i vendit me përfaqësuar vendin në një proces për marrjen e njohjes së vendit për të cilën ka besimin tim, në tema të kufijve dhe territoreve nuk e ka këtë besim dhe nuk kuptova se si jam hisedarë e një teme të tillë… Nëse presidenti e shtron një temë të tillë nuk e ka shtruar në emrin tim, as grupit parlamentar as partisë që përfaqësojë”, ka thënë Haradinaj duke iu përgjigje pyetjeve të gazetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …