Ramush Haradinaj: Kryetari i Tuzit po linçohet vetëm se ngriti zërin për të drejtën e qytetarëve të cilët i përfaqëson

Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për vepër penale Thirrje për Rezistencë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit të Tuzit. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se të linçohet një kryetar në shekullin 21 në mes të Evropës, vetëm se ngriti zërin për të drejtën e qytetarëve të cilët i përfaqëson, është e papranueshme. “Kjo rezistencë për të drejtat e shqiptarëve sot, është rezistencë e të gjithë neve kundër regjimeve që persekutojnë, shtypin dhe mohojnë vlerat euro-atlantike”, shkroi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …