Ramush Haradinaj: Kur bëhen bashkë njerëzit e zotë që i keni përpara dhe një plan i mirë, suksesi është i garantuar

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Forumi Intelektual E30- Ideal kanë nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Duke folur para mijëra të pranishmëve në sallën 1 Tetori, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se kur bëhen bashkë njerëzit e zotë që i keni përpara dhe një plan i mirë, suksesi është i garantuar. “Ne e thojmë të vërtetën edhe e thojmë shqip nuk i mëshojmë rrotull. Në kohëra të vështira të popullit tonë janë kriju njerëz të zotë…një pjesë e tyre janë të gjallë dhe jemi ne. “Kur vjen koha e mirë, krijohet, dalin edhe njerëz të ligj. Albin Kurti është njeri i lig, klika e tij janë njerëz të ligj. E kur vijnë njerëz të ligj si ai, e vijnë në kohën e keq prapë, sot nevojiten njerëz të zotë dhe ja ku i keni njerëzit e zotë. Këta janë të dëshmun, kanë dhanë prova, janë faktet e gjalla. Ja ku janë njerëzit e zotë” ka theksuar mes tjerash lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duke theksuar se kryeministri i tashëm, Albin Kurti është mashtrues dhe të tillët duhet larguar nga skena politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …