Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka blerë banesë në Norvegji, në vlerë 400 mijë euro. Deri te debati erdhi pasi Albin Kurti kishte thënë se Ramush Haradinaj ka blerë tokë në vlerë rreth 3 euro arin. Lidhur këtë blerje. Haradiaj ka saktësuar se ai e ka blerë vetëm pjesën e Gllogjanit, që ka qenë e familjes dhe e fshatit të tij. Në atë kohë e kam blerë në bazë të ligjeve të Kosovës me çmimin e atëhershëm. Ajo është djerrinë krejt kodër, tokë e klasës tretë, ai ka qenë çmimi në atë kohë, por turp është ta marrësh rrogën në Kosovë e blesh banesë në Norvegji. Unë e nderoj vendin tim, traditën time, historinë time. Ky Kurti asnjë pronë nuk e ka blerë në Kosovë, banesën 400 mijë euro gruaja e tij e ka blerë në Norvegji. Unë e kam tokën që ma kanë marrë regjimi jugosllav i kohës, madje e kam riblerë në respektim të shtetit edhe ligjeve në fuqi. Tani le të dihet se cili është turpi, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …