Ramush Haradinaj: Kurti u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit – aleatëve ndërkombëtarë dhe kategorive të dala nga lufta

Ramush Haradinaj: Albin Kurti, u ka ngulur thikë pas shpine aleatëve ndërkombëtarë dhe kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, për të cilin konsideron se u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit – aleatëve ndërkombëtarë dhe kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Ai  në takimin e sotëm me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta  është shprehur  se këto kategori nuk mund të ndahen nga paga minimale. Haradinaj ka saktësuar për veten  është veteran i vërtetë, ndërsa Kurti nuk është i tillë. Kritik ndaj vendimeve e veprimeve të kryeministrit, Albin   Kurti janë shprehur edhe përfaqësuesit e organizatave të cilët   kanë thënë se kjo qeveri e ka harruar rrugën e sakrificës së Kosovës. Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka njoftuar  se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagën minimale, në mënyrë që  pastaj të ndërmarrin veprimet  e mëtutjeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …