Haradinaj

Ramush Haradinaj: Liria e medias dhe fjala e lirë, janë vlerë e panegociueshme e demokracisë

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se liria e medias dhe fjala e lirë, janë vlerë e panegociueshme e demokracisë. Sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve janë shqetësuese. Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, por edhe si çdo ditë tjetër reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias. Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Shqetësuese mbeten sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave dhe tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj tyre! Jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë, si vlerë e panegociueshme e demokracisë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …