leoni

Ramush Haradinaj: Liria që e gëzojmë është vepër e gjakut dhe sakrificës së luftëtarëve çlirimtarë, Dëshmorëve dhe Martirëve

Prilli i vitit 1999 shënon një ndër muajt më të dhimbshëm për shumë familje nga Llapi dhe Gollaku. Në përpjekje për t’i shpëtuar terrorit serb, mbi 124 civilë të pafajshëm ranë në pritën e forcave kriminale serbe, që nuk kursyen askënd,as fëmijë, gra e pleq. Po atë ditë, në Devë të Gjakovës, u ekzekutuan mizorisht 7 vëllezër nga familja Bobi, ndërsa në Ribar të Vogël u vranë 25 civilë, 19 nga ky fshat dhe 6 nga Vërsheci.
Pikërisht sot, në përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve. Me nderim të thellë përkujtojmë trimërinë e Brigadës 153 “Hyzri Talla” të UÇK-së, dhe guerilës BIA.
Më 18 prill të vitit 1999, në beteja të ashpra kundër forcave pushtuese serbe, ranë heroikisht shumë bij dhe bija të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fshatrat Marec, Makoc dhe Sllovi, duke luftuar në radhët e UÇK-së ranë dëshmorët: Sefedin Ilaz Vitia, Besim Isë Vitia, Fehmi Vitia, Muharrem Pacolli, Rrahman Murati, Ziaver Vllasaliu, Shabi Gërbeshi, Shabi Avdush Gërbeshi, Rrahim Azem Gërbeshi, Baki Salih Pacolli.
Në frontet e ndryshme të luftës, në Zonën Operative të Llapit, Drenicës, Dukagjinit dhe Anadrinit, më 18 prill 1999 ranë dëshmorët: Azem Miftar Hajdaraj, Enver Jahir Tahiri, Isuf Ibish Hoxha, Januz Zejnullah Jashari, Mehdi Zymer Fazliu, Naser Zeqir Sekiraqa, Shaban Beqir Avdiu, Visar Mustafë Hoti, Mustafë Llapashtica, Mehmet Sherif Visoka, Asllan Canë Dina.
Në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës, në mbrojtje të një pike strategjike ku vepronin njësitet e Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova” dhe ku transmetonte programin e Radio Kosova e Lirë, ranë në altarin e lirisë: Mentor Morina, Halim Bajraktari, Mentor Gashi, Islam Kastrati dhe Ramadan Bytyçi.
Liria që e gëzojmë është vepër e gjakut dhe sakrificës së luftëtarëve çlirimtarë, Dëshmorëve dhe Martirëve, që mbeten themel i shtetësisë sonë dhe frymëzim i përhershëm ndër breza. Sakrifica e tyre na obligon ta ruajmë këtë liri si pasurinë më të çmuar të kombit.
(Foto nga arkivi)

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …