Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Logjika qeverisëse e kryeministrit Albin Kurti, nuk përkon me situatën aktuale politike

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është cituar të ketë deklaruar se logjika qeverisëse e kryeministrit Albin Kurti, nuk përkon me kohën. Ai, në një bashkëbisedim me qytetarë të Junikut, ka thënë se Qeveria e ka menaxhuar dobët përpjekjen për marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi. Në Junik bashkëbiseduam me qytetarët për marrëveshjen për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shqetësimin e rrjedhave të situatës dhe mënyrës së dobët se si qeveria e ka menaxhuar këtë proces me rëndësi jetike për vendin.  Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike”, ka shkruar ai.  Pavarësisht nga të gjitha, AAK-ja Për hir të interesave nacionale, do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert tona në NATO dhe na vendosin nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …