Ramush Haradinaj: Mbështesim Propozimin evropian për Marrëveshjen lidhur me normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka ripërsëritur se ai dhe partia që e drejton e mbështet Propozimin evropian për Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimin e tij Haradinaj e paraqiti në mbledhjen e  Kryesisë së AAK-së, ku ndër të tjera tha se kjo marrëveshje është një e arritur e madhe, duke pasur parasysh rrethanat në të cilën ndodhemi si shtet. Në takim theksova se kjo marrëveshje e propozuar është një e arritur e madhe, duke pasur parasysh rrethanat në të cilën ndodhemi si shtet. Rikonfirmuam mbështetjen tonë ndaj arritjes së kësaj marrëveshjeje, të bindur se kjo i mundëson Kosovës hapjen e perspektives integruese euro-atlantike dhe arritjen e njohjeve të reja. Ky qëndrim është tërësisht në interes të vendit dhe pa ndonjë kalkulim elektoral”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …