Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për kryetar të vensdit, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim parazgjedhor në vendlindjen e tij, Deçan. Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj ka prezantuar programin e AAK-së për ekonominë, duke u bërë thirrje mërgimtarëve të investojnë në Kosovë për shkak të rënies nga pandemia. “Ne kemi përgatitur një plan. Të konsolidojmë sigurinë, shtetin ligjor që garant që nuk rrezikohet as nga brenda por as prej jashtë e që nuk bëhen eksperimente në këtë shtet. Në shtet kërkohen njerëz serioz, për këtë e kemi marrë përsipër, siguria rendi dhe ligji, e në Kosovë kemi me bo shtet të sigurt, por mos me pas mundësi askush me rreziku. Kemi plot kategori që nuk janë mjaftueshëm në pozitë, do të kujdesem për të gjitha kategoritë”, ka thënë Haradinaj. Më tutje, ai para deçanasve ka thënë se më 14 shkurt mbahet “referendumi” për AAK-në dhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …