Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë, kufijtë nuk kanë mundur të ndryshojnë njëanshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ka paraqitur disa harta dhe dokumente që sipas tij tregojnë vijën kufitare prej 381 kilometrash në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. “Janë 381 kilometra kufi. Është kufi administrativ i ish-Jugosllavisë dikur në mes të Kosovës dhe Serbisë. Me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë, kufijtë nuk kanë mundur të ndryshojnë njëanshëm”. “Me shpalljen e Kosovës së pavarur dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, këta janë kufijtë Kosovë-Serbi. Janë të shënuar dhe janë të gjitha koordinatat në gjithë zonën”. “Ne kemi një kufi Kosovë-Serbi. Janë kufi të pranuar dhe respektuar nga Serbia sepse patrullohen në të dy anët. Nuk e kërkojmë njohjen duke dhënë territor, nuk kemi nevojë për njohje. Mund të presim ende dhe mundemi edhe pa marrëveshje”, është shprehur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …