Kandidati i AAK-së për kryetar të vendit, Ramush Haradinaj, në tubimin zgjedhor të mbajtur në Klinë, theksoi se nuk mund të vazhdohet gjithmonë kështu siç jemi në pritje, por duhet të definohet çështja përfundimisht me Serbinë edhe në raport me ndërkombëtarët. “Na kemi thënë “Bac u kry” për çdo vjet, por kur po e analizojmë mirë po del se ende nuk është kryer. Edhe ne një ditë duhet të themi u kry bac, sepse nuk mund të rrimë gjithmonë pa e përfunduar statusin e vendit tonë. Haradinaj thotë se ne duhet t ia do ia lehtësojmë punët edhe Serbisë, sepse do t’ i bëjmë disa gjëra për Kosovën pa e pyetur Beogradin. Po ta kishim pyetur Serbinë nuk do ta kishim Ushtrinë, as Trepçën as sistemin e pavarur energjetik. Mendoj se tani po lypet një frymë frymë, vizionare, çlirimtare, e cila do ta udhëheq vendin. Ai vizion na ndihmon që një ditë të jemi aleatë me NATO-n, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj, në tubimin zgjedhor të mbajtur sot në Klinë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …