Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e shtëpisë për të moshuar, në Klinë. Haradinaj ka thënë se kryetari i Klinës, Zenun Elezaj dhe qeverisja e Aleancës në këtë qytet po vazhdojnë të jenë shembull në qeverisje, pavarësisht diskriminimit që i bëhet nga pushteti qendror. Iu bashkova kryetarit Elezaj, drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Bacaj dhe kolegëve tjerë në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e shtëpisë për të moshuar, projekt ky i financuar nga Komuna e Klinës”, ka thënë Haradinaj. Shtëpia për të moshuar përveç karakterit rezidencial do të shërbejë edhe për qëndrim ditor ku të moshuarit do të kenë hapësirat për aktivitete ditore, është shprehur Haradinaj.
