Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për refuzimin e thirrjes nga Prokuroria Speciale, duke e akuzuar për mbrojtje të krimit dhe korrupsionit. Veprimi i Kurtit tregon qartë që ai nuk është në anën e ligjit, por në anën e të akuzuarve për korrupsion dhe vjedhje. Është hera e parë në historinë e Kosovës që një kryeministër nuk respekton ligjin dhe nuk paraqitet në Prokurori. Ky veprim i tij është një inkurajim për krimin dhe hajninë. Ramush Haradinaj nënvizoi se qëndrimi i tillë i Kurtit dëmton shtetin ligjor dhe vlerësimin ndërkombëtar për sundimin e ligjit në Kosovë. Ai gjithashtu sugjeroi se Kurti mund të jetë i përfshirë në skema të korrupsionit, duke e quajtur atë shefi i hajnave dhe duke e akuzuar për krijimin e kushteve që favorizojnë vjedhjen dhe mbrojtjen e të akuzuarve. Ai po zgjedh të mbrojë krimin në vend që të bashkëpunojë me Prokurorinë, saktësoi, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar …