Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj: Mosparaqitja e Kurtit në Prokurorinë Speciale, është dëshmi se kryeministri nuk është në anën e ligjit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar  se mosparaqitja e kryeministrit, Kurti, në Prokurorinë Speciale është dëshmi se ai nuk është në anën e ligjit por në anën e të akuzuarve për korrupsion dhe vjedhje. Ai  ka akuzuar Kurtin për mbrojtje të krimit dhe korrupsionit”, duke thënë se qëndrimi i tij tregon se ai është në anën e të akuzuarve dhe nuk i respekton thirrjet e Prokurorisë për të dhënë shpjegime. Lufta kundër korrupsionit ose hajnisë nuk është e lehtë. Ka qenë e vështirë gjithmonë, ka pasur shqetësime për korrupsion edhe në të kaluarën në të gjitha qeveritë edhe në qeverisjen time. Mirëpo, çdoherë zyrtarët shtetërorë, udhëheqësit e shtetit, kanë qenë me ligjin dhe në anën e prokurorëve”, tha Haradinaj për Ekonomia Online. Është hera e parë në historinë e Kosovës, që kryeministri nuk është me ligjin e as me prokurorin, por është me hajninë, me të akuzuarit për hajni edhe kjo sjellja e tij e mos-shkuarjes në intervistim është inkurajim për korrupsionin, për krimin e hajninë. Është veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin ligjor edhe na dëmton shumë planin ndërkombëtarë, sepse vlerësimi për shtetin ligjor të Kosovës dobësohet kur kryeministri nuk e respekton ftesën e prokurorit”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Jakup Krasniqi viziton familjen Sinani, në Korroticë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka zhvilluar një takim në Korroticë, …