Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musë Krasniqi, ka thënë se përpjekjet dhe sakrifica e bashkëluftëtarit të tij, do të mbeten frymëzim për brezat. Ai sot u nda fizikisht nga ne por veprat e tij heroike, përpjekjet e tij të palodhura dhe sakrificat e bëra për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të mbeten një frymëzim për brezat e ardhshëm, ka thënë Haradinaj. Bashkëluftëtari Musë Krasniqi, bashkë me të birin dhe gjithë burrat e Junikut zhvilluan luftë heroike që turpëroi Serbinë, duke nderuar Junikun e gjithë kombin.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …