Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Kompleksin Memorial, “Adem Jashari” në Prekaz. Me këtë rast ai ka shkruar se sot ndodhet në vendin ku buron liria e Kosovës. Nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin, Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re. Kosovë, urime 15-vjetori i Pavarësisë ka shkruar mes tjerash Ramush Haradinaj në një postim të tij.
