Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpjeguar në një konferencë për medie në Prishtinë, se çfarë është diskutuar në takimet me drejtuesit e BE-së dhe në Këshillin për Stabilizim Asociim Kosovë-BE, që u mbajtë në Bruksel. Mediet nga Brukseli kishin raportuar dse Mogherini e ka lëshuar takimin me Haradinajn e nervozuar me një kërkesë të tij që në dialogun Kosovë- Serbi të përfshihen drejtpërdrejt dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur nëse në takimin me shefen e BE-së ka “pasur ndonjë kërkesë që nuk i ka pëlqyer asaj”, Haradinaj tha se në secilin takim ka dominuar edhe çështja e liberalizimit të vizave. I kam treguar qëndrimet tona që është treguar një shpërputhje për ne, që ka një vonesë për Kosovën pasi që jemi në fazën më të vonshme dhe jemi privu nga e drejta për qarkullim të lirë pa viza” ka thënë Haradinaj. Unë në kam kërkuar po ashtu që Amerika të jetë pjesë e dialogut të Kosovës me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …