Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar në nder të ambasadorit të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili po përmbyll mandatin e tij diplomatik në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin personal të ambasadorit De Riu në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Italisë. Po ashtu, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian në proceset kyçe për vendin tonë. Italia ka qenë dhe mbetet një partnere strategjike e Kosovës, ndërsa puna e Ambasadorit De Riu është shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë ndaj shtetit tonë, shkroi Haradinaj. Ai i uroi suksese ambasadorit De Riu në detyrat e tij të ardhshme, duke e falënderuar për angazhimin e palëkundur në mbështetje të Kosovës në faza të rëndësishme të zhvillimit të saj.
