Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Gjakovës, Drenasit, Rahovecit, Obliqit dhe Vitisë me rastin e Ditës së Çlirimit. Haradindaj ka shkruar se në secilën ditë të qershorit, shënojmë realizimin e ëndrrës së shumë brezave, nderojmë sakrificën dhe falënderojmë të gjithë ata që ishin përkrah kombit shqiptar, në përpjekjet titanike për liri e çlirim. “Qytetarë të Drenasit, Gjakovës, Rahovecit, Obiliqit dhe Vitisë, urime Dita e Çlirimit! Në secilën ditë të Qershorit, shënojmë realizimin e ëndrrës së shumë brezave, nderojmë sakrificën dhe falënderojmë të gjithë ata që ishin përkrah kombit shqiptar, në përpjekjet titanike për liri e çlirim. Sot kujtojmë trimërinë dhe guximin e luftëtarëve të brigadave 114 “Fehmi Lladrovci”, 124 “Gani Paçarizi”, 132 “Myrtë Zeneli”, 134 “Bedri Shala”,137 “Gjakova”, 138 “Agim Ramadani” dhe 173 “Gursel e Bajram Sylejmani”. Shumë nga ta, përjetuan ditën e lirisë, triumfues dhe krenarë, e shumë të tjerë, u përjetësuan në betejat që i dhanë fund okupimit të egër”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …