Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se në takimin e 2 shtatorit 2020, në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai thotë se duhet të shfrytëzohet vëmendja që po ia jep Amerika zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu tregon për pretendimet e tij për t’u bërë president i vendit si dhe flet për mundësinë e zgjerimit të koalicionit aktual qeverisës. Sipas tij, me ardhjen e PDK-së në qeverisje, ndërpritet varësia nga Lista Serbe. Haradinaj thotë se ka qenë insistues që të kërkohet kthimi i Uashingtonit zyrtar në çështjen e dialogut. Ne e kemi parë një ndihmesë në të kaluarën nga BE-ja dhe e kemi mirëpritur këtë ndihmesë të saj, por edhe të vendeve veç e veç, si të Gjermanisë e Francës, mirëpo, po ashtu ne e kuptuam që BE-ja e delegoi çështjen e dialogut në nivel te përfaqësuesi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Borrell dhe te i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak të dy nga dy vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …