Ramush Haradinaj: Nëna Azë Brahimaj ishte shtyllë e fuqishme e UÇK-së me trimëri, guxim dhe vendosmëri

Ramush Haradinaj: Nëna Azë Brahimaj ishte bërë shtyllë e fuqishme e UÇK-së me trimëri, guxim dhe vendosmëri

Ish-kryeministri i Kosovës, lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroinën e UÇK-së, nënën Azë Brahimaj dhe nënën e saj Zize Syla të cilat u vranë në Shqiponje (ish-Jabllanicë), 23 vite më parë. “Lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka, pa nënat tona të pamposhtura. Në 23-vjetorin e rënies së heroinës Azë Brahimaj dhe nënës së saj Zize Syla, kujtojmë historinë e gruas shqiptare ndër shekuj, një rrugë e gjatë me shumë vështirësi e sakrifica. Nëna Azë, që në fillet e organizimit çlirimtar, u bë shtyllë e fuqishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trimëria, guximi dhe vendosmëria e saj deri në vetëmohim, e bën të veçantë dhe të paharruar në kujtimin e brezave. Po atë ditë të kobshme të gushtit, do të bien në altarin e lirisë, dëshmori Idriz Gucati dhe martirët Ukshin Hamza, Arif e Sejdi Kosumi”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …