Ramush Haradinaj: Nëse i fitoj zgjedhjet e 9 shkurtit, menjëherë do ta dorëzoj projekt-statutin e Asociacionit, në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nëse merr drejtimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do ta dorëzojë menjëherë projekt-statutin evropian të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Haradinaj theksoi se dinamika ndërkombëtare dhe zhvillimet e sigurisë globale nuk lejojnë vonesa në këtë proces. Ai u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese, si “gardiane e Kushtetutës” do të pastrojë çdo draftin e Asociacionit nga çdo element që mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Nuk insistoj në një draft të ri, nuk kërkoj kohë. Nuk hy në ri negocim. Për shkak se siç e dini, bota është në një dinamikë shumë të shpejtë. Për shkak të zhvillimeve të sigurisë, për shkak të administratës së re në Amerikë. Unë besoj në gjykatën tonë Kushtetuese, që do pastroj prej çdo elementi që është jo kushtetueses, pasi  gardiani i kushtetutës, është gjykata, jo politika”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …