Në diskutimin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq në fjalimin e tij duke iu referuar rastit të Ramush Haradinajt, ka thënë se ai po e kërcënon me luftë Serbinë. Ndaj deklaratave të presidentit serb ka reaguar Ramush Haradinaj, i cili në një postim të tij ka thënë se Nikoliq po e kërcënon Kosovën me luftë e jo Ramush Haradinaj Serbinë. A ka qenë ai që para pak kohe, ka deklaruar se është i gatshëm që bashkë me djemtë e tij, të shkojë në Kosovë për të luftuar. “Ata le të rrinë në vendin e tyre e ta lënë Kosovën rahat e të mos i bien në qafë asaj e as mua!. Unë e kam mbrojtur vendin tim dhe gjithmonë do ta mbroj dhe këtë mund ta marrin “kërcënim me luftë” vetëm ata që janë të sëmurë si ky farë Nikoliqi”, ka shkruar Haradinaj.
