Haradinaj

Ramush Haradinaj: Nuk besoj se do të formohet Qeveria Kurti 3, opozita do të qëndrojë e bashkuar

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk beson se do të mund të formohet një Qeveri e tretë nën udhëheqjen e Albin Kurtit. Haradinaj theksoi se AAK është e përcaktuar për të mbështetur një koalicion të opozitës, dhe sipas tij, askush nga opozita nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje. Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion të opozitës, qeveri të opozitës. Nuk besoj se dikush nga opozita do të bashkëpunojë me pozitën. Nuk i kanë numrat, po vonohen. Nuk mund të bëjnë, sepse nuk i kanë numrat, kanë dhjetë deputetë më pak se herën tjetër,  tha Haradinaj, duke shtuar se ai është i bindur që Kurti nuk ka mundësi të formojë qeverinë. Nga ana tjetër, Nisma Socialdemokrate ka hedhur poshtë raportimet se tre deputetët e saj do të votojnë pro formimit të qeverisë Kurti pa u përfshirë në koalicionin qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …