Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Policia e Kosovës e Njësiti Special në kuadër të saj, nuk kanë nevojë të qëndrojnë në objektet komunale. Ai e ka cilësuar prezencën e tyre si një “të palogjikshme”. “Policia e Kosovës ka detyra bazuar në ligjin në gjithë Kosovën. Por nuk ka nevojë të qëndrojë në objektet komunale, s’ka nevojë të qëndrojë njësia speciale në objekt të komunës. Ka kampet e veta, bazat e veta, ka pikat e veta të kontrollit ku i vlerëson. Nuk është e logjikshme në demokraci të qëndrojë njësia speciale në objektet komunale”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …