Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar postimin e kryeministrit Kurti, ka thënë se nuk është në atë post për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje. Haradinaj ka shkruar se lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim blloku B. “Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok. Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike: Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur…Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar vetë unë projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerikan. Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje. Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …