Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të diskutojnë me opozitën për mocionin e mosbesimit, ndërsa tha se tani nuk janë kushtet për të shkuar në zgjedhje. Ai tha se në mbledhjen e kryesisë së AAK-së diskutuan për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar deri në zgjedhjet e ardhshme. Pas takimit të Kryesisë së AAK-së, Haradinaj u shpreh se Qeveria Kurti po e rrezikon Kosovën. Ai tha se vendosën që të krijojnë disa struktura për t’u përballur me gjendjen aktuale në vend. Haradinaj tha se diskutuan si opsion edhe mundësinë e një qeverie të unitetit kombëtar, që përfshin gjitha partitë politike, por jo kryeministër Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …