Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mbetet optimist se këtë vit do të ketë zgjedhje parlamentare. Në intervistën për “Zërin” ai kundërshton kategorikisht mundësinë që të jetë takuar me Kadri Veselin për t’i koordinuar veprimet e mundshme të koalicionit paszgjedhor. Haradinaj mbetet ende i vendosur që tryeza e 3 gushtit do të rikonfirmojë qëndrimin opozitar se ratifikimi i Demarkacionit është gabim trashanik. AAK ende mbetet e vendosur në kundërshtimin e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë është e gatshme të paguajë çdo çmim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …