Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e kolaicionit qeverisës sepse është i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës. “Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri”, është shprehur Haradinaj. Ai gjithashtu ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i kishte bërë ministrit të Drejtësisë Selim Selimi në takimin e Brukselit me kryetarin serb, Aleksandër Vuciq.
