Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka paraqitur mocionin e interpelancës për zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi. Ai tha se Kosova dhe Mali i zi i kanë pasur kufijtë e vet të demarkuar në kohën e Jugosllavisë dhe kanë qenë të shënuar. “Problemi mund të ketë ndodh nga Marrëveshja e Kumanovës. Korrigjimi i këtij gabimi është i nevojshëm. Nëse Qeveria është e pafuqishme ndaj marrëveshjes së Kumanovës, kanë mundësi të adresojnë me NATO-në”, tha Haradinaj. Ai shtoi se ata nuk po i kërkojnë qeverisë së vendit asgjë tjetër, veç ta kthej vijën në vend të vet. Haradinaj iu ka drejtuar PDK-së duke iu thënë se kanë udhëhequr me Qeverinë prej vitit 2008 dhe nuk e kanë korrigjuar këtë pjesë, prandaj ta bëjnë tash. Haradinaj ka kërkuar nga LDK-ja që të mos pajtohen me këtë gjendje.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …